Laçi dhe Luftëtari janë gati, ndërkohë që janë përcaktuar edhe formacionet e përzgjedhura nga trajnerët Armando Cungu dhe Giorgos Marantas. Shkodrani nuk ka bërë asnjë ndryshim, kurse në anën tjetër gjirokastritët këtë herë nuk luajnë me pesë mbrojtjës, por me katër, për shkak se mungon Lala i pezulluar me kartonë të verdhë.
Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Formacioni i Luftëtari: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Açka Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
Gjyqtarët në Laç – Kryesor në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit është Klajdi Kola, kurse anësorë Egin Doda dhe Maringlen Llukmani. I katërt, i përzgjedhur është arbitri i FIFA-s, Eldorian Hamiti. /abcnews.al