Cungu debuton në Kupë, publikohen formacionet e sfidës Egnatia-Laçi

schedule13:16 - 5 Mars, 2024

schedule 13:16 - 5 Mars, 2024

Pas dy javëve pushim, Kupa e Shqipërisë është rikthyer këtë të martë, për sfidat e kthimit, të çerekfinaleve të këtij kompeticioni, me kampionët në fuqi, të Egnatias, që do të kërkojnë në orën 13:30 kalimin për në raundin e radhës, atë të gjysmëfinaleve, me shpresën, për të përsitur, të njëjtën arritje, si sezonin e kaluar.

Me sfidën e parë të përfunduar me rezultatin 1 me 0, në favor të “Zijeshilëve”, Edlir Tetovës, kualifikimi duket edhe më pranë, sidomos kur në fushë sheh emra, si Zejnullari, Fernando, Rama, Ibrahimoglu e Montengro, të cilët pritet të kërcënojnë portën e Dajsinanit, që në minutën e parë të sfidës.

Në krahun tjetër, “Bardhezinjtë” e Laçit do të kërkojnë surprizën e madhe, në këtë kompeticion. Megjithatë, situata nuk duket dhe aq e qetë, te “Kurbinasit”, teksa mesditën e sotme, në pankinë do të jetë tekniku i ri, Armando Cungu, i cili nuk mund të thuhet që ka patur shumë kohë për t’u ambjentuar me lojtarët. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri,  Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca,  Aleksi, Zejnullai, Fernando, Rama, Ibrahimoglu, Montenegro

Trajner: Edlir Tetova

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Dajko, Prodani, Kryeziu, Manellari, Ujka, Tresa, Melo, Sobouejll

Trajner: Armando Cungu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!