Çun Lajçi ndan lajmin e trishtë: Kam humbur dëgjimin

schedule15:59 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 15:59 - 22 Dhjetor, 2020

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka ka humbur dëgjimin në njërin vesh ndërsa tjetri funksionon vetëm 30%.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke i trishtuar të gjithë fansat.

‘E trishtë. Isha në nji kontrollë rutinore për vesh dhe merre me mend, njeni vesh papritmas e paska humb n’dëgjimin. Tjetri edhe 30% funksionon. Pse? S’e di as doktori. Por, s’po ankohem, veç nëse m’shurdhohen, do t’me mbetët peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mund me knua ma! Për tjetër shnosh! Nëse s’e kthej kryet kur t’më thirrni në rrugë, mos u hatroni. Se kam nga mendjemadhësia. Do të t’rri me klysh. E trishtë”, ka shkruar në postim aktori. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!