Seriali “Çukur” është një nga më të ndjekurit në çdo shtet ku është trasmetuar, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Së fundmi, mediat vendase kanë dhënë një lajm, i cili nuk është konfirmuar, por që i ka mërzitur fansat e serialit.
Po flitet se aktori i njohur turk Rıza Kocaoğlu, i cili luan rolin e Aliços, mund të largohet nga ‘Çukur’ për t’ju bashkuar produksionit të ri “Telefono agjentin tim”, që është nga e njëjta kompani produksioni.
Pak kohë më parë dy aktorët e tjerë Cihangir Ceyhan dhe Berkay Ateş janë larguar nga “Çukur”.
Ndërkohë në Turqi ka nisur transmetimin më 7 Shtator 2020 sezoni i katërt i këtij seriali. Së shpejti ky sezon do të transmetohet edhe në ekranet shqiptare. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim edhe për rolin e Aliços. l.k/abcnews.al



