Presidenti i SHBA, Donald Trump u ka thënë qytetarëve në shtetin e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, pavarësisht se kjo është e paligjshme.
Trump sugjeroi që votuesit të votojnë një herë personalisht dhe një herë të dytë me postë, në mënyrë që të testojnë sistemin, shkruan abcnews.al.
Presidenti shpesh ka hedhur pretendime për efikasitetin e votave postare.
“Le t’i dërgojnë brenda dhe le të shkojnë të votojnë,” i tha ai të mërkurën transmetuesit WECT-TV të Karolinës së Veriut.
“Dhe nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që nuk do të jenë në gjendje të votojnë (personalisht)”, shtoi presidenti.
Të votosh më shumë se një herë konsiderohet krim elektoral. Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut Josh Stein shkroi në Twitter: “Sigurohuni që të votoni, por nuk mund votoni dy herë! Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të sigurohem që vullneti i njerëzve të mbrohet në nëntor”.
Demokratët gjithashtu kanë akuzuar Presidentin Trump dhe partinë Republikane për përpjekjen për të shtypur votën në mënyrë që të ndihmojnë palën e tyre në zgjedhje. g.v/abcnews.al