Studiuesi Agron Dalipaj vazhdon i bindur në rrugëtimin e tij sa i takon fjalëve dhe prejardhjeve të tyre. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, studiuesi tha se puna tij, ka ngjallur interes në publik, ndërsa në shkence, qasja e propozuar nga nuk është e mirëpritur, madje shtoi se disa anëtarë të Akademisë së Albanologjisë kanë drejtuar epitete fyese në adresë të Dalipaj.
“Ajo që bëj unë ka ngjallur interes të madh në publik ashtu sikur ka ngjallur një armiqësi në ato që në jemi mësuar ti quajmë bota shkencore në Albanologji. Në fakt i shijoj të dyja. Ritmi kundër meje nga Albanologjia zyrtare është shtuar , më klasifikojnë si turboalbanolog, dhe është një gjetje e bukur. Më pëlqen si gjetje, pasi është një kompozitë e pa përdor ndonjëherë. Kanë edhe të tjera epitetet të shumët, por ky është më i përzgjedhuri”, theksoi ai.
Ai theksoi se shpjegimi i fjalësve nuk është një veprime që e bën nga hiçi, por i është dashur 15 vjet studime të mirëfillta.
“Në shkencë ka dy klasifikime; janë amatorët dhe profesionistë. Unë që të bëhem profesionist në etimologji më është dashur të punoj 15 vjet të punoj pa ndërprerje që mos të shfaqem si amator. Ajo që të tjerëve u duket si një lehtësi në zbërthimin e fjalëve vjen pas një pune shumtë madhe dhe unë nuk kam guxuar të shkruar dhe të botoj pa bindur më herët veten time. Unë nuk jam prestigjiator dhe të zgjidh çdo fjalë, Shpeshherë një fjalë e vetme më ka munduar 3-4 vjet, sepse çdo fjalë dhe misterin e vet. Gjuhësia e sotme zyrtare në aspektin e etimologjisë pranon se janë dy parime bazë mbi të cilët duhet studiuar fjala; është parime morfologjik dhe parime fonetik, por kjo gjuhësi e përjashton krejtësisht parimin morfologjik në studimin e fjalës dhe i mëshon parimit fonetik. Shumica e tyre janë në konkurs kush të gjejë epitetin më injorues, më tallës ndaj meje, sesa të tregohen racional dhe logjikë për të bërë një polemikë shkencore”, tha ai.
Ai madje, sipas shpjegimeve dhe teorisë së tij që çdo fjalë është e ndërtuar nga embriomorfe, pretendon se fjala “Kilimanxharo” është fjalë shqipe.
“Unë kam thënë fjalën Kilimanxharo, është një fjalë, që është një kompozitë. Të thuash që emërtimi i Malit Kilimanxharo që gjendet në qendër të Afrikës vjen nga Gjuha shqipe, është një absurd, por po të futem, i në thellësi të historisë dhe të botës që njohim. Të historisë së gjuhës po them. Unë kam ndërtuar një mendim që për shkak se shqipja është e vetmja gjuhë në mesin e gjuhëve indoevropiane që ka mundësinë ti zbërthejë fjalët e tyre në embrio-morfema, pasi çdo fjalë është e ndërtuar nga embriomorfe, por shumë nga to na fshihen për shkak të ndryshimeve fonetike. Ka qenë një mal vullkanik. Unë tek emërtimi Klimanxharo nuk mund të gjej medoemos kuptimin oqean, por duke parë karakteristikat dhe gjeografinë fizike, më shkon mendja që gjuha emërton çfarë. Gjuha emërton funksionin dhe karakteristikën kryesore kur nuk ka funksion.”, tha ai.
Ai shtoi se po arriti të fitojë çmimin Nobel, paratë që do të marrë do t’ia dhurojë Akademisë së Albanologjisë.