Çudia e Hulk: Humb 5 kilogramë për ndeshje dhe i rikuperon të nesërmen

schedule17:37 - 18 Mars, 2021

schedule 17:37 - 18 Mars, 2021

Kemi dëgjuar trajnerë që u kërkojnë lojtarëve të tyre të djersijnë fanellën, por lojtarë që djersijnë më shumë seç duhet ende nuk kishim hasur. Njëri ndodhet në Brazil dhe shumica e tifozëve e njohin, edhe për shkak të emrit të veçantë që mban në fanellë, Hulk.

Braziliani në merkaton e janarit vendosi të lërë Kinën dhe të kthehet në atdheun e tij, ku po luan me Atletico Mineiro. Mjekët e klubit brazilian kanë zbuluar një të veçantë të tij. Hulk gjatë një ndeshje djersin aq shumë, sa humbet deri në 5 kilogramë prej dehidratimit.

Menjëherë pas ndeshjes mjekët ndërhyjnë për ta hidratuar duke pirë masën e mjaftueshme të ujit dhe kjo bën që Hulk të nesërmen të zbresë në stërvitje me peshën e mëparshme, 85 kilogramë. Më shumë shpjegon fiziologu i klubit Brazilian, Roberto Chiari.

“Ai djersin shumë, por kjo nuk do të thotë se është diçka shumë e keqe. Sportisti që djersin shumë përdor mekanizmin më efikas për të shpërndarë nxehtësinë e trupit, e cila është përmes djersës. Kjo djersë, duke avulluar, lejon që sportisti të humbasë nxehtësinë e trupit në mënyrë më efikase.

Prandaj, humbja e shumë kilogramëve nga dehidratimi përmes djersës nuk është problem. Kërkon vetëm që t’i kushtojmë vëmendje të madhe hidratimit. Masazheri ynë, i cili është pranë fushës, tashmë e di që në çdo stërvitje lojtari i parë që duhet të marrë ujë është Hulk, sepse ai dehidratohet shumë më shumë se të tjerët.

 

Ne kemi vërejtur se ai ka humbur shumë peshë në çdo seancë stërvitore, por falë Zotit i ka arritur ato kilogramë. Të nesërmen ai kthehet me të njëjtën peshë sa ishte para stërvitjes apo ndeshjes. Bëhet fjalë për të qenë në gjendje të marrësh gjithçka në mënyrë  efikase dhe përfundon të mos kesh asnjë humbje peshe”, u shpreh Chiari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!