Çudi shqiptare: Në Proptisht të Pogradecit, çdo 20 metra gjen një lokal

schedule19:38 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 19:38 - 27 Dhjetor, 2020

Çdo 20 metra një lokal. Proptishti ky fshat i Pogradecit dallohet nga të tjetër për shkak se ka një numër të lartë baresh, 13 për 130 familje që jetojnë këtu. Dikur banorët kanë pasur më shumë të ardhura dhe frekuentonin lokalet, ndërsa tani ka raste kur i vetmi klient është pronari.

“Pi vetë kafe ai i lokalit po kthye njeri mirë.  Kishte lëvizje dikur po më pas njerëzit ikën. Gatuaj këtu ha këtu, pi këtu në lokal,” shprehet një prej tyre.

“Po të ketë punë ka konkurrencë po këtu s’ka punë. Kur i hapëm kishte punë. Kam një vresht fut rakinë time dhe dominoj me të,” thotë një tjetër.

Lokalet kanë ndarë e banorët, secili ka klientelën e vetë bazuar në njohjet që kanë. Madje vetë pronarët e bareve për miqësi frekuentojnë baret e njeri-tjetrit.

“Kush ka më shumë influencë ka më shumë punë.”

“Gjysma shkon tek njëri, gjysma tjetër shkon tek tjetri. Unë që kam lokal shkoj e pi tek shoku, ndërrohemi me njëri-tjetrin.”

Duke qenë se e Proptishtit lokalet nuk janë më fitimprurës, banorë jetojnë me të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!