Çuçi viziton “Qytetin e peshkut” në Elbasan

schedule15:58 - 26 Maj, 2019

schedule 15:58 - 26 Maj, 2019

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi ‘Qytetin e Peshkut’ në Elbasan. Ai vlerësoi cilësinë e prodhimeve shqiptare që sot shiten në tregun ndërkombëtar me markën Made In Albania.

Këtu përpunohen qindra mijëra tonë açuge, karkaleca dhe disa lloje të tjera peshku që eksportohen në vende të ndryshme të Europës.

Arsyeja e vërtetë e ministrit të bujqësisë dhe zhvillimit rural është përcjellja e modelit të këtij biznesi.

“Ky është një shembull i jashtëzakonshëm se si mund të kthehet një sipërmarrje private në një motor për një sektor të tërë. Nuk besoj se ka një rast të ngjashëm në Shqipëri, por mbase edhe në rajon të këtij shembulli si ‘Rozafa’. Fakti që është marrë edhe çertifikata MSC, më prestigjozja për cilësinë e prodhimeve të detit, s’le vend për më tepër fjalë. Ky çertifikim të bën të pranueshëm në tregjet me kërkesat më të larta në botë”.

Ministri Çuçi vlerësoi si një element krenarie kombëtare faktin që këto prodhime shiten në tregjet europiane me etiketën ‘Made in Albania’.

Sektori i peshkimit në Shqipëri është një nga sektorët me rritjen më të madhe vitet e fundit, kjo edhe falë politikave favorizuese të qeverisë si heqja e akcizës për naftën, heqja e TVSH-së për rrjetat dhe pajisjet e tjera që iu duhen peshkatarëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka subvencionuar kapjen e açuges me 20 lekë për kg. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!