Blegtoria do të jetë në vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vitin e ardhshëm. Kështu u shpreh ministri Bledi Çuçi, gjatë vizitës në disa stane në Njësinë Administrative Shëngjergj, Tiranë.
Çuçi në fjalën e tij tha se Ministria e Bujqësisë duhet të fokusohet më shumë tek zgjerimi i tufave për mish, ndërsa bëri me dije se Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon./ABC News Albania 24/7