Qeveria ka paralajmëruar të gjithë operatorët turistikë që kanë zaptuar hapësirat në plazhet publike se do t’i hiqet përgjithmonë leja për ushtrimin e biznesit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi mblodhi në Himarë Taskë Forcën për t’i bërë të qartë se për çdo abuzues nuk duhet të ketë paralajmërim.
Një paralajmërim Çuçi e kishte edhe për këdo që ngre kampingje.
Sfida e klubeve dhe diskove se kush ka muzikën më të lartë për ministrin e Zhvillimit Rural duhet të marrë fund.
Nga nisja e sezonit turistik qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zaptuara nga bizneset që kanë marrë leje për zona më të kufizuara në bregdet, dhe kanë shtuar shezllone në vende të përcaktuara për plazhe publike./ABC News Albania 24/7