Holanda doli pa pikë nga transferta turke. “Tulipanët” humbën 4-2 në Stamboll kundër skuadrës së Senol Gunes, duke i nisur shumë keq takimet eliminatore të Katar 2022.
Trajneri i kombëtares holandeze, Frank de Boer ka folur për mediat për humbjen e sotme, por nuk ka kohë për të vajtuar, pasi vijnë shpejt takimet e radhës kundër Letonisë dhe Gjibraltarit.
“Ishte një humbje e shpifur, por çfarë të bëj? Të ulem këtu e të nis të qaj? E mbajtëm topin më shumë seç duhej në pjesën e parë dhe kryem shumë gabime.
Sot ishte vetëm ndeshja e parë, mungojnë edhe nëntë të tjera deri në fund. Duhet të reagojmë, nuk na lejohen më gabime“, deklaroi De Boer. /abcnews.al