Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cristiano Ronaldo si ushtar, qethet me “model karantine” gjatë izolimit

schedule13:36 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:36 - 21 Tetor, 2020

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19. Portugezi është ende në izolim të plotë dhe ai ka vendosur që të qëndrojë në shtëpinë e tij në Torino.

Përpos gripit, sulmuesi i bardhezinjve nuk e ka stopuar për asnjë ditë stërvitjen individuale. 35-vjeçari poston shpesh foto në “Instagram” gjatë momenteve kur ai ushtrohet dhe padyshim duke në një formë të jashtëzakonshme fizike.

 

Ronaldo me modelin e ri të flokëve

Në foton e fundit, Ronaldo ka ndarë me tifozët dhe modelin e ri të flokëve. CR7 ka vendosur të qethet qeros, pra model karantine. Në muajin mars kur bota ndaloi nga koronavirusi, ishte Georgina ajo që e qethi bashkëshortin e saj, moment të cilin çifti e postoi dhe në rrjetet sociale. /abnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!