Në prag të ndeshjeve me kombëtaret, është rikthyer të flasë Cristiano Ronaldo, i cili ka komentuar sërish merkaton faraonike të Ligës Pro të Arabisë Saudite, e cila ka hyrë me forcë në tregun botëror të merkatos dhe është në gjendje të rrëmbejë shumë lojtarë të mëdhenj nga Europa.
“E dija që do të ndodhte, e thashë gjashtë muaj më parë dhe të gjithë menduan se isha i çmendur. Për mua ishte një privilegj i madh të ndryshoja kulturën e një vendi në aspektin futbollistik dhe të shihja yje të mëdhenj të shkojnë në Arabinë Saudite”, tha kapiteni i kombëtares portugeze./h.ll/abcnews.al