Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër çmim kësaj radhe në vendlindje. 34 vjeçari është shpalluar për të 10 herë radhazi si futbollisti më i mirë portugez i vitit.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është padyshim një rekordmen i çmimeve individuale. Vlerësimi i fundit për luzitanin është çmimi si futbollisti më i mirë portugez i vitit.
Kjo është hera e 10 që 34-vjeçari fiton këtë çmim individual. Ronaldo mbylli një sezon të mrekullueshëm me Juventusin duke fituar kampionatin dhe kupën e Italisë ndërkohë që me kombëtaren e Portugalisë fitoi Nations League duke shënuar suksesin e dyte me përfaqësuesen e tij.
Rivali kryesor i Ronaldos për këtë çmim ishte blerja më e shtrenjte në historinë e Atletiko Madrid, Joao Felix, i cili pavarësisht sezonin të mrekullueshëm nuk arriti të thyente hegjemoninë e Ronaldos.
Një tjetër futbollist i Juventus nderohet me çmimin si futbollisti më i mirë në vendlindje. Fjala është për mbrojtësin De Ligt i cili fitoi çmimin si futbollisti më i mirë holandez për vitin 2019.
Shtatlarti fitoi përballë ish-shokut të tij të skuadrës De Jong, i cili aktualisht luan me Barcelonën. Edhe pse nuk e ka nisur mirë aventurën me Juventusin, De Ligt konsiderohet si futbollist me të ardhme të madhe tek bardhezinjtë./ABC News Albania 24/7