Cristiano nuk “preket”/ Zëvendësoi CR7, trajneri Pioli rrezikon pankinën e Al Nassr

schedule12:47 - 1 Prill, 2025

schedule 12:47 - 1 Prill, 2025

Puna e trajnerit matet me rezultatet. Të paktën kështu ka qenë deri në kohën kur në në futboll u shfaqën lojtarë si Cristiano Ronaldo. Tani në manualin e trajningut duhet të shtohet edhe një pikë tjetër, ndoshta më e rëndësishme për trajnerët që duhet të drejtojnë CR7.

“Ai nuk duhet të zëvendësohet në asnjë mënyrë, vetëm nëse e dëshiron vetë diçka të tillë”.

Këtë e ka kuptuar Stefano Pioli. Por tekniku italian është vonë dhe tani rrezikon seriozisht pankinën e skuadrës saudite të Al Nassr.

“Mëkati” i madh i tij është se në minutën e 61-të të sfidës kundër Al-Kholood në kampionat. Al Nassr po fitonte 3-0 dhe ndoshta Pioli ka dashur të ruajë energjitë e futbollistit që ka kaluar të 40-at.

Por kjo logjikë nuk vlen për sulmuesin portugez, që shfaqi hapur kundërshtinë e tij për këtë zëvendësim. Por protesta e CR7 ndaj trajnerit të tij mund të ketë pasoja më të rënda për Stefano Pioli.

Sipas mediave lokale, ai ka thyer rregullin numër një të klubit: Cristiano nuk preket dhe për këtë arsye rrezikon seriozisht shkarkimin nga detyra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!