Sot në emisionion “Abc-ja e Mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari i njohur G-Bani ku ai ai foli rreth projektit të tij me të fundit me Anxhela Peristerin, një remake i këngës “Të dua” bashkëpunim me Crazy Girl ku në vitet 2000 ishte hit I të rinjve. Për publikun ai u shpreh se bashkëpunimi me Anxhela Peristerin u prit mjaft mirë dhe ishte po aq I suksesshëm, por si e priti Crazy Girl?
“Kam folur me bashkëshortin e saj I cili me dërgoi një mesazh të keqardhur se përse nuk e kisha kontaktuar, por nuk e pashë të arsyeshme ta kontaktoja. Më vjen keq pse situatat ndryshojnë midis miqve. Unë kur e kam bërë këngën, Crazy nuk ka patur menaxher, ka qenë shoqja ime që kisha dhe lehtësine e kontaktit ta merrja ne telefon dhe t’i thoja hajde bëjmë një këngë. Nuk e kam pyetur. Kënga ka qenë e imja, e kam shkruar për dashurinë e parë. Është autorësia ime dhe nuk i marr leje askujt.”/abcnews.al