Shumë fjalë për të ardhmen e Cristiano Ronaldo. Rikthim te Real Madrid, opsioni Manchester United gjithmonë në skenë, ndërkohë që nuk është përjashtuar edhe një transferim te PSG. të zakonshme zërat e merkatos, sigurisht kur bëhet fjalë për një lojtar si CR7.
Në Itali ndërkohë janë të bindur se portugezi do ta respektojë deri në fund marrëveshjen që ka me Juventusin dhe do të qëndrojë deri në verën e vitit 2022, kur edhe i përfundon kontrata. Sulmuesi është i vendosur që të arrijë objektivat që ka me skuadrën nga Torino dhe dëshira më e madhe është triumfi në Champions League, trofe që Juventusi e kërkon me shumë ngulm.
SHKËMBIMI I MADH – Juventus ndërkohë raportohet se kërkon të afrojë në skuadër mesfushorin Arthur Melo, për të cilin “Mundo Deportivo” raporton se mund të shkëmbehet me ndonjë lojtar. Bardhezinjtë duan të përfshijnë në tratativa Miralem Pjanic, por boshnjaku është 30 vjeç dhe katalanasit kanë të tjera ide.
Rodrigo Bentancur do të pranohej si opsion, por tani mesfushori është kthyer në një pikë kyçe te Juventusi. Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio dhe Merih Demiral lakohen si alternativa për t’u përfshirë në marrëveshjen me Barcelonën për Arthur, por dëshira e madhe është Matthijs de Ligt. /abcnews.al