Cristiano Ronaldo u shpall për herë të dytë radhazi kampion Italisë me Juventusin. Hera e shtatë që ylli portugez fiton kampionatin, pas tri herëve me Manchester United dhe dy rasteve me Real Madrid.
35-vjeçari, autor i 31 golave këtë sezon në Serie A (dhjetë më shumë se vjet), ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetës për fitimin e trofeut të radhës në karrierën e tij të pabesueshme.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka blerë një Bugatti Centodieci. Makina luksoze i ka kushtuar 8.5 milion euro Ronaldos, i cili njihet për pasionin e madh që ka për makinat e veçanta.
Ky model është i rrallë dhe në botë janë vetëm dhjetë makina të tilla. CR7 gjithashtu zotëron Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador, Maserati GranCabrio, Bentley Continental GTC dhe McLaren Senna. /abcnews.al