Ç’po ndodh në tubim! Protesutesit ulen, forcat speciale rrethojnë Kryeministrinë

schedule19:02 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 19:02 - 9 Dhjetor, 2020

Prej orës 16:15 vijon protesta e qytetarëve kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut dje nga një efektiv në Tiranë.

Pasi shkatërruan hyrjen e selisë së qeverisë me gurë dhe sende të tjera të forta, forcat speciale morën situatën nën kontroll duke rivendosur kordonin.

Ndërkohë që qytetarët u ulën para kryeministrisë duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të Klodian Rashës, që u ekzekutua dje. Me thirrjet “Ne jemi Klodiani” dhe “poshtë diktatura” qytetarët vijojnë që të sulmojnë me gurë kordonin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!