Ç’po ndodh në lindje të Ukrainës? Britanikët zbulojnë lëvizjet e fundit të rusëve

schedule07:30 - 4 Maj, 2022

schedule 07:30 - 4 Maj, 2022

Ministria britanike e mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën në terren në Ukrainë këtë mëngjes.

Inteligjenca britanike bën të ditur se Rusia ka vendosur 22 grupe taktike batalionesh pranë Izium, në rajonin e Kharkiv të Ukrainës lindore. “Kjo është përpjekje  për të avancuar përgjatë boshtit verior të Donbas”, thekson ministria.

“Megjithë përpjekjet për të thyer mbrojtjen e Ukrainës dhe për të krijuar vrull, Rusia ka shumë të ngjarë të synojë të vazhdojë përtej Izium për të kapur qytetet e Kramatorsk dhe Severodonestsk”.

Kjo do të “konsolidonte kontrollin ushtarak rus në Donbasin verilindor”, thotë Ministria e Mbrojtjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!