Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur

schedule15:32 - 4 Mars, 2021

schedule 15:32 - 4 Mars, 2021

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një operacion në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, FNSH po kryen disa kontrolle në zonën e Kombinatit Metalurgjik.

Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në disa ambiente për kapjen e personave të shumë kërkuar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit për këtë aksion, ndërsa pritet detaje më të hollësishme në vijim. g.v/abcnews.al