Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ç’po ndodh mes tyre? Kim Kardashian bëhet sërish nuse për Kanye West

schedule17:24 - 27 Gusht, 2021

schedule 17:24 - 27 Gusht, 2021

Kim Kardashian ka surprizuar me paraqitjen e saj në shfaqjen e ish bashkëshortit të saj, Kanye West për promovimin e albumit të ri. Ylli televiziv u ngjit në skenë pranë reperit, e veshur me një fustan nusërie duke rikrijuar dhe një herë momentin e martesës së tyre.

Pavarësisht se kjo shkaktoi spekulimet për një rikthim mes tyre, burime janë shprehur se nuk janë bashkë, megjithatë janë përgjithmonë një familje. Kardashian ka qenë e pranishme në të gjitha ngjarjet e West në muajt e fundit, duke ndezur thashethemet se ata mund të kthehen së bashku.

Edhe pse janë ndarë, për Kim-in duket se për të është shumë e rëndësishme që të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët. “Duke qenë se fëmijët kanë mbiemrin West, Kim po mendon që ta mbajë edhe ajo. Kjo gjë e bën më të lehtë dhe nuk i konfuzon fëmijët.

Përmbledhje: Kim dhe Kanye u martuan në Forte di Belvedere në Firence në vitin 2014, ku Kim veshi një fustan sirenë-siluetë që kishte dantella të bardha delikate ishte bërë me porosi nga Givenchy Haute Couture

Ata do të jenë gjithmonë një familje. Ajo mendon se është në interesin e mirë të fëmijëve, që të gjithë të kenë të njëjtin mbiemër”, tha një burim pranë saj.

Kanye West bëhet njeriu më i pasur me ngjyrë në historinë amerikane. Fotografia: AP

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!