Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka shqetësuar fansat me veprimin që ka bërë së fundmi. Vetëm pak ditë pas një postimi ku ajo pozon e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashemeve se po përjetojnë një krizë, rrjetet e saj sociale janë bërë ‘black’.
Llogaritë e këngëtares së famshme në Facebook, Twitter, Instagram dhe TikTok tani kanë një fotografi të zezë profili. As Jennifer Lopez dhe asnjë përfaqësues i saj nuk kanë komentuar atë që ka ndodhur dhe pse rrjetet sociale të këngëtares kanë një sfond të zi.
Megjithatë, duket se kjo lëvizje specifike është një strategji marketingu pasi duan të tërheqin vëmendje përpara se të shpallin të rejat lidhur me punën e tyre.
/abcnews.al