Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Mozzik? Një tjetër provë se janë ribashkuar

schedule12:45 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:45 - 5 Nëntor, 2020

Mozzik dhe Loredana përfliten prej kohësh se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Dyshimet lindën pak javë më parë pasi dyshja u kap së bashku në një qendër tregtare në Gjermani. Së fundmi, një koment që Loredana ka bërë ndaj Mozzik ka nxitur dhe më shumë thashethemet.

Gjatë një videoje live në TikTok, reperja nuk i ka shpëtuar as pyetjes për Mozzik. “Ku është Mozzik?”, ishte një nga pyetjet e fansave, dhe Loredana i është përgjigjur:“Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”

Loredana ndodhet në Kosovë, e cila po punon për të sjellë projektin e radhës. “Prive” raporton se burime shumë të sigurta pranë dyshes i kanë bërë me dije se Mozzik do shfaqet në videoklipin e ri të Loredanës. Fansat kanë aluduar se ata mund të vijnë me një tjetër bashkëpunim, por ajo që na mbetet është veçse të presim.

Ndërkaq, ditën e sotme reperja surprizoi ndjekësit, pasi publikoi në Instastory një foto të Mozzik, të cilën e fshiu menjëherë më pas. Gjithashtu, mediat kosovare kanë publikuar gjithashtu dhe disa imazhe ku Loredana shihet me Mozzik.  /abcnews.al