“Big Brother Vip Albania” është drejt fillimit të edicionit të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani në një intervistë disa ditë më parë.
Ndërkohë, sot, ajo ka publikuar një video nga punimet e shtëpisë së re, që është në ndërtim e sipër.
Më pas Arbana ka treguar se stafi i “Big Brother Albania” është mbledhur dhe po punon për detajet e reja.
Në fund, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfa, të cilët përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë.
“Lajme të mira? Lajme të këqija?”, ka shkruar Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente entuziaste nga ndjekës që mezi presin lojën./abcnews.al
View this post on Instagram