Ç’po kurdisin? Kida udhëton drejt Dubait me reperin gjerman

schedule22:13 - 7 Prill, 2021

schedule 22:13 - 7 Prill, 2021

Prej pak kohësh është përfolur se Kida po vjen me një bashkëpunim me reperin e njohur gjerman, Samra. Dyshimet lindën pasi këngëtarja postoi një fotografi në rrjete sociale, duke i bërë tag dhe reperit. Megjithëse, ata nuk kanë konfirmuar asgjë, udhëtimi drejt Dubait ka shtuar më shumë dyshimet.

Këngëtarja bëri me dije pak orë më parë se është larguar drejt Dubait, por ndërsa të gjithë mendonin se po shijonte disa ditë pushime, në fakt ajo është angazhuar në punë. Kida ka zbuluar se dhe reperi ndodhet bashkë me të, dhe kjo është një arsye më tepër për të besuar se po xhirojnë klipin e këngës.

Kujtojmë që projekti më i fundit i Kidës është “Drunk”, publikuar tre muaj më parë. Ndonëse është vetëm 23 vjeç, Kida ka arritur të renditet në mesin e artisteve më të mira shqiptare, me një sërë hitesh në repertorin e saj. /abcnews.al