Ç’po “kurdis” Marina Vjollca në Javën e Modës në Milano?

schedule22:51 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:51 - 23 Shkurt, 2022

Këto ditë janë shumë të rëndësishme për botën e modës. “Milano Fashion Week” ka startuar të martën dhe do të mbarojë me 28 Shkurt. Deri të Hënën do të mbahen 169 evente, 67 sfilata dhe 69 prezantime. Kryeqyteti i modës do të rikthejë sërish shtëpitë e modës si Versace të premten, Dolce & Gabbana, Gucci etj.

Gjithashtu dhe stilistja e famshme, Elisabeta Franchi do të prezantojë koleksionin vjeshtë-dimër. Franchi ka njoftuar një projekt gjigant, pjesë e të cilit do të jenë disa personazhe të njohur. Ajo ka zbuluar se do të jetë dhe prezantuesja shqiptare Marina Vjollca, e cila është prej kohësh imazh i brandit italian në Shqipëri.

 

Mesa duket Marina do të parakalojë në një prej sfilatat më të rëndësishme të Javës së Modës në Milano. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!