Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka nisur pushimet në bregdetin e mrekullueshëm të Shqipërisë, pas një vizite të shkurtër në Itali, ku u ngjit në skenën e “Musicall” në Trieste.
Ajo është fotografuar në plazhin e Dhërmiut dhe shihet në formë të shkëlqyer. Megjithatë, ata që e kanë parë të relaksuar pranë detit shprehen se Elhaida shoqërohej edhe nga një grup xhirimi. Ndoshta këngëtarja është duke realizuar ndonjë videoklip të ri dhe si rrallëherë po shfaqet me bikini.
Kujtojmë që në intervistën e fundit në Soiree, Elhaida ka deklaruar se do të realizojë një EP me 4 këngë të reja, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt.
“Jam në studio, në promovime e regjistrime çdo ditë, është një periudhë që më pëlqen shumë”, u shpreh ajo./abcnews.al