Ministria e shëndetësië raportoi se gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitiv për Covid-19, kayër raste në qytetin e Beratit.
Abcnews.al ka mësuar se një prej këtyre rasteve të infeksionit është një mjek në repartin e Radiologjisë të spitalit të qytetit.
Mësohet se mjeku kishte shfaqur prej 5 ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të tamponit i cili ka rezultuar pozitiv ditën e sotme.
Sakaq edhe pjesës tjetër të personelit mjekësor i është marrë tamponi ndërsa në ditët në vijim pritet dhe përgjigja e tyre.
n.d./abcnews.al