Covid shtyu qindra gjyqe, historia e çiftit të moshuarve: Mezi po e presim, na rroftë mundimi

schedule18:12 - 10 Nëntor, 2020

schedule 18:12 - 10 Nëntor, 2020

Kanë muaj që presin të zhvillohet gjyqi për pronat, por edhe sot u nuk ia dolën të merrnin zgjidhje.

Të pa informuar për pezullimin e punës në Apelin e Vlorës,  çifti i bashkëshortëve erdhën nga Fieri për t’u paraqitur në seancë.  Por aty u mësuan se gjyqi nuk do të zhvillohej.

Kemi ardhur nga Fieri këtu. Duhet të na njoftojnë, se do e bëjnë gjyqin pa ne. Na rroftë ajo që kemi bërë 2 vjet. Po të na lajmërojnë. E bëjnë gjyqin pa ne”.

Pritën me orë të për një përgjigje. “Na thonë shko tek sekretarja, mungon, do vijë gjyqtari. Mezi po e presim këtë gjyq. Kemi një vit që nuk është bërë”.

Mbyllja e të dyja shkallëve të e gjyqësorit në Vlorë për shkak të covid ka sjellë jo pak probleme për qytetarët. Prej datës 4 nëntor, gjykata e apelit dhe e shkallës së parë janë të mbyllura për shkak të covid 19.

Në këto dy institucione mes stafit janë 18 gjyqtarë dhe sekretare të prekur. Gjatë kësaj kohe janë pezulluar 500 gjyqe. Në të gjithë vendin janë disa gjykata që kanë mbyllur dyert për shkak të infektimeve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!