Covid shkakton goditje në tru, neurologia: Është rritur numri i pacientëve me ishemi

schedule16:21 - 17 Maj, 2021

schedule 16:21 - 17 Maj, 2021

Nga Ajgena Korbi

Covid 19 shkakton infarkt në tru. Numri i personave që kanë pësuar ishemi gjatë dhe pas sëmundjes është rritur.

Neurologia në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” Entela Basha tregon se pacientët i përkasin moshave mbi 60 vjeç dhe vuanin nga sëmundje të tjera.

Kemi pasur raste që e kanë kaluar Covid 3-4 javë më para dhe pacientë që kanë qenë të shtruar me Covid që kanë pësuar infarkt të trurit strokë. Ka një rritje të vogël të individëve me Covid që kanë bërë Strokë”, ka thënë mjekja.

Shqetësimeve pas Covid nuk i kanë shpëtuar as shumë prej atyre që e kanë kaluar më lehtë sëmundjen.

“Dhimbjet e kokës që janë të panjohura më parë nga pacientët, çrregullimet e përqendrimit të kujtesës dhe të shijes, është vënë re se pacientët shprehen se kanë një lodhje shumë të madhe”, shprehet doktoresha.

Në rreth një vit e gjysmë nga fillimi i pandemisë në Shqipëri  mjekët janë më të qartë për pasojat që lë koronavirusi dhe këshillojnë konsulta pas virusit.

“Duhet që të bëhet vlerësimi nga pneumologu për të parë se si dhe kur është kaluar Covid”, shprehet ndër të tjera ajo.

Infarkti ndodh atëherë kur  një pjese e trurit ndalon se furnizuari me oksigjen duke shkaktuar vdekjen e qelizave të tij në shumë pak minuta.  Kapja dhe trajtimi në kohë sipas mjekëve minimizojnë dëmet dhe ulin shanset për invaliditet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!