COVID/ Shërohet presidenti i klubit italian, Lazios i rikthehet titullari

schedule11:57 - 25 Nëntor, 2020

schedule 11:57 - 25 Nëntor, 2020

Përveç dëmtimeve të lojtarëve, pandemia është kthyer në një tjetër problem për ekipet e futbollit. Të shumta janë rastet e të infektuarve në Serie A, por ka edhe lajme të mira. Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti u infektua me Covid-19 më datë 7 nëntor.

Prej atij momenti ka qëndruar në karantinë, teksa sot ka ardhur lajmi i mirë. Përgjigja e tamponit ka rezultuar negative më në fund, diçka që gëzon të gjithë pjesëtarët e klubit të Serie A. Atmosferë shumë e mirë edhe te Lazio.

 

Ekipi i Simone Inzaghit arriti një fitore tepër të rëndësishme përballë Zenit në Champions League. Bardhekaltrit triumfuan 3-1 në “Olimpico” ndaj skuadrës ruse, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e 1/16 në turneun më të rëndësishëm për klube.

Në dispozicion të trajnerit do të kthehet edhe Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb rezultoi pozitiv me Covid-19 më 18 nëntor. 25-vjeçari qëndroi një javë i izoluar në vendlindje dhe sot do të zbarkojë në Formello, qendrën stërvitore të ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!