Covid “pushton” institucionet, ku janë rastet e reja në Berat

schedule20:40 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:40 - 4 Dhjetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 23 raste në Berat. Abcnews.al ka mundur ta zbardhë rastet pozitive, ku pjesa më e madhe e tre janë në institucione.

Të infektuar kanë rezultuar, dy specialistë dhe një një inspektor në bashkinë Berat. Në orët e fundit janë konfirmuar një edukatore në koshtin e fshatit Syzezë dhe një një edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”.

Kanë rezultuar të prekur:  -1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”; -1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”;-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan

Ndërkaq, janë konfirmuar tre raste në IEPV Berat. Pozitivë kanë rezultuar një ekonomist në filialin e bankës San Paolo në Berat dhe një operator në Call Center.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 801 raste të reja dhe 18 humbje jete. /abcnews.al