Covid prek strukturat shëndetësore në Gjirokastër, pozitivë laborante dhe epidemiologë

schedule19:12 - 8 Nëntor, 2020

schedule 19:12 - 8 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 30 raste të reja në Gjirokastër. Gazetari Orgest Sako bën të ditur për abcnews.al se pesë prej të infektuarve janë në njësinë e Kujdesit Vendor Shëndetësor në Gjirokastër.

Mësohet se me Covid kanë rezultuar dy laborante, një mjeke dhe dy ndihmës epidemiologë.

LEXO EDHE: Thyhet rekordi me të infektuar nga koronavirusi në vend, 2 të vdekur

Në vend u shënua sot shifra më e lartë e të infektuarve brenda ditës që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!