Covid në Tiranë, Brataj kundër Akademisë së Shkencave

schedule19:40 - 8 Janar, 2021

schedule 19:40 - 8 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Studimi i Akademisë së Shkencave që nxori në pah se rreth gjysma e banorëve të Tiranës e kanë kaluar koronavirusin nuk e bind Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Skënder Brataj mendon se imunitetin natyral ndaj Covid 19  në kryeqytet mund ta kenë arritur 20 deri në 25 %  e qytetarëve.

Studimin  e epidemiologut Ylli dhe imunologut Sulçebej Brataj e kundërshton me këto argumente.

“U mjaftua që me aq sa u tha nga Akademia e Shkencave. Me sa di janë rreth 800 veta dhe ky nuk mund të quhet studim me një numër aq të vogël. Di që ka qenë personel mjekësor tek katër qendra shëndetësore dhe kuptohet që tek qendrat shëndetësore ku vijnë vetëm të sëmurë % e infeksionit mund të jetë me e lartë e atyre që e kanë kaluar, por nuk përbën një tregues për popullsi. Nuk mendoj se është më shumë se 20-25% imunizimi nëse e marrim në totale”, tha Brataj.

Tetë ditët e para të janarit Urgjenca Kombëtare ka pritur rreth 12 mije telefonata për ndihmë mes të cilave 1800 janë për Covid 19.

Kërkesat për tampon kanë dhe për zbulimin e të infektuarve po përdoret me tepër testi i shpejtë.

Mjeku  thotë se ashtu si dhe në fillim të pandemisë nuk mungojnë qytetarët e prekur të cilët nuk tregojnë për sëmundjen. Ndërkohë Brataj bën thirrje për respektim të masave për frenimin e përhapjes së virusit.

“Ka qytetarë siç ka pasur gjithmonë që edhe pse kanë qenë të sëmure , ndoshta nuk duan që të merret vesh, s’kanë kryer tamponin dhe kanë vazhduar të kurohen. Besoj që kjo situatë vazhdon akoma edhe sot. Nuk duhet ta humbasim betejën tani në fund. Përdorimi i maskës, distancimi po jep një rezultat të mirë”, tha më tej Brataj.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare mendon se në fund të janarit të infektuarit me koronavirus mund të pësojnë rritje për shkak të grumbullimeve gjatë festave, por nuk pret që shifrat të arrijnë në ato të fillimit të dhjetorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!