COVID, mjeku Kabo: Vaksinohuni, unë zgjedh të besoj shkencën, jo hamendësimet

schedule09:57 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:57 - 28 Tetor, 2021

Antropologu Përparim Kabo, përmes një mesazhi u bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër  Covid-19. Duke vënë thekson te rëndësia që ka jeta jonë dhe e të afërmive tanë, Kabo thotë se ata që janë kundër vaksinimit kanë argumente hamendësuese dhe jo fakte shkencore. Mes hamendjes dhe shkencës, mjeku nënvizon se ka zgjedhur të besojë këtë të fundit.

E veçanta është se në kushte të rrezikimit të jetës ti e kupton se sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash, çfarë duhet të japësh që të marrësh pas prej saj, sa e rëndësishme është jeta jote dhe sa e rëndësishme është jeta e të tjerëve.  Sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar dhe të vriten nga virusi. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën” Njeriu dhe vaksinimi janë një në simbioze sepse fëmija sa lind dhe del nga fetusi i nënës vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencë. Ata që thonë mos u vaksinoni nuk sjellin argumenta shkencore por hamendësore. Ata thonë do ta shikoni se çfarë do ndodhë pas 2 viti, kjo është hamendje, duhet ti besosh shkencës dhe njerëzve që merren me këtë punë”, tha Kabo.

COVID nuk është larguar, por është mes nesh. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!