COVID, më shumë të infektuar dhe më pak të shëruar në 24 orët e fundit

schedule16:58 - 21 Prill, 2022

schedule 16:58 - 21 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë duket se kemi më pak të shëruar dhe më shumë të infektuar.

Janë kryer 1240 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 15 në Fier, nga 4 qytetarë në Vlorë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Patos, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Peqin, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Durrës.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,819 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin janë 370 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (21 Prill 2022)

Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1240

Testime totale 1,797,032
Raste pozitive 274,685
Raste të shëruara 270,819
Raste Aktive 370
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 216
Fier 49
Vlorë 31
Korçë 16
Berat 14
Shkodër 13
Elbasan 11
Gjirokastër 9
Kukës 4
Durrës 4
Lezhë 3

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!