Covid mbyll maternitetin e Lushnjes, “infektohen” Gjykata e Apelit dhe AKU në Vlorë

schedule19:16 - 17 Gusht, 2020

schedule 19:16 - 17 Gusht, 2020

Virusi ka depërtuar sërish në institucione madje dhe në ato shëndetësore.

Materniteti i Lushnjës është mbyllur ditën e enjte. Shkak është bërë infektimi i një gjinekologeje dhe një infermiere.

Burime të ABC News tregojnë se të gjithë stafit i është marrë tampon.

Ndërsa gratë shtatzëna për një afat të pacaktuar do të kryejnë konsultat në ambulancën dhe qendrat shëndetësore të qytetit të Lushnjës.

Mësohet se lindjet kanë nisur të kryhen në maternitetin e Fierit.

Rihapja e maternitetit të Lushnjës do të vendoset pas marrjes së përgjigjes së analizave të të gjithë bluzave të bardha dhe personelit mbështetës.

Inspektoriati shëndetësor në Vlorë ka mbyllur Gjykatën e Apelit.

Shkak është konfirmi i një rasti brenda këtij institucioni me Covid-19.

Ndërkohë priten përgjigjet për tre rastet të tjera të dyshuara.

Apeli do qëndrojë i mbyllur deri në datë 31 gusht.

Gjithashtu Covid në 24 orët e fundit ka prekur dhe një punonjës të AKU në Vlorë.

Ndaj dhe ISSH vendosi që kati i dytë i institucionit të mbyllet deri sa të testohen bashkëpunëtorët e punonjësit të prekur nga virusi.

Ndërkaq në Korçë janë regjistruar 5 të infektuar të rinj.

Mësohet se ata janë persona që mund të kenë marrë virusin në plazh, pasi kishin pak ditë  që kishin përfunduar pushimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!