COVID/ Mbi 800 mijë të vaksinuar me të dyja dozat në vend

schedule18:42 - 2 Tetor, 2021

schedule 18:42 - 2 Tetor, 2021

Mbi 800 mijë qytetarë në të gjithë vendin kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Shifrën e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Plani i ministrisë së Shëndetësisë për përballimin e pandemisë së COVID-19, për periudhën 2021-2022 është që brenda pranverës së ardhshme të përfundojë procesi i vaksinimit masiv të popullsisë së targetuar! E në kuadër të realizimit të këtij objektivi, edhe tetori do të jetë muaji i hapur i vaksinimit.

Me ardhjen e vjeshtës pritet edhe një përkeqësim i shifrave të COVID, për pasojë në dispozicion janë 1800 shtretër, e ndërsa fokus do të jetë edhe pasojat post COVID dhe theksi është vënë te shëndeti mendor.be.k//abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!