COVID, mbi 250 milionë të infektuar në botë, ekspertët: 2 faktorë që mund të rrisin rastet

schedule20:15 - 7 Nëntor, 2021

schedule 20:15 - 7 Nëntor, 2021

Rastet me COVID në mbarë botën po i afrohen 250 milionëve. Edhe pse përhapja e virusit është ngadalësuar, ende po infekton 50 milionë njerëz çdo 90 ditë për shkak të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Megjithatë disa vende në Evropën Lindore po përjetojnë shpërthime rekord rastesh. Ekspertët e Shëndetësisë janë optimistë se shumë kombe kanë lënë pas më të keqen e pandemisë falë vaksinave, megjithëse ata paralajmërojnë se moti më i ftohtë dhe grumbullimet për festa mund të rrisin rastet.

Infeksionet janë ende në rritje në 55 nga 240 vende. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe grupet e tjera të ndihmës muajin e kaluar u bënë thirrje udhëheqësve të 20 ekonomive më të mëdha në botë për të financuar një plan prej 23.4 miliardë dollarësh për të sjellë vaksina, teste dhe ilaçe për COVID-19 në vendet më të varfra në 12 muajt e ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!