Greqia prej ditësh vijon që të regjistrojë numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid dhe të viktimave nga Covid, si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.
Gjatë 24 orëve të fundit raporti bën me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 50 126 raste të reja dhe kanë humbur jetën 61 qytetarë.
Autoritetet e shëndetësisë në Greqi bëjnë me dije se vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 619 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është mbi 64 vjeç.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në vendin fqinj ka shkuar në 1 344 923 qytetare, mes të cilëve ka humbur jetën 21 053 pacientë./abcnews.al