Covid ka marrë më shumë jetë se epidemitë e fundit virale dhe më pak se gripi spanjoll

schedule13:59 - 1 Nëntor, 2021

schedule 13:59 - 1 Nëntor, 2021

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 5 milion viktima. Kjo shifër mendohet se është shumë më e lartë se viktimat që shkaktuan epidemitë e fundit virale, por mbetet shumë më e ulët se numri i viktimave për shkak të gripit spanjoll i viteve 1918-1919.

Kjo është e vërtetë edhe nëse merret parasysh se sa është nënvlerësuar raporti zyrtar, siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës numri i personave që kanë vdekur për shkak të komplikimeve të COVID-19 është në fakt dy deri në tre më i lartë se ai regjistruar në njoftimet e qeverisë.

Viruset e shekullit 21

Shpërthimi i gripit A (H1N1), ose i “derrit”, i cili shkaktoi një shpërthim global në vitin 2009 dhe u shpall pandemi, ka shkaktuar 18.500 viktima.  Por sipas ekspertëve, shifrat reale janë midis 151,700 dhe 575,400. Sindroma e frymëmarrjes akute (SARS), koronavirusi i parë që u zbulua në Kinë dhe që shkaktoi panik në mbarë botën, shkaktoi 774 viktima midis 2002 dhe 2003, raporton abcnews.al

Epidemitë e gripit

Rekordi i ri i pandemisë së koronavirusit shpesh krahasohet me atë të gripit sezonal, i cili vret në heshtje çdo vit.  “Globalisht, këto epidemi janë përgjegjëse për rreth 5 milionë raste shumë të rënda dhe 290,000 deri në 650,000 viktima”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në shekullin e 20-të, dy pandemi të mëdha të gripit të shoqëruara me viruse të reja (domethënë nuk ishin sezonale), ajo e viteve 1957-1958, e cila hyri në histori si gripi aziatik dhe ajo e viteve 1968-1970, e cila u bë e njohur si gripi i Hong Kongut, secila shkaktuan rreth një milion viktima.

Para kësaj, epidemia e madhe e të ashtuquajturit grip “spanjoll”, në periudhën 1918-1919, e cila u shkaktua edhe nga një virus i ri, shkaktoi dëme të tmerrshme: shkaktoi një milion më shumë viktima  se Luftës e Parë Botërore – në të cilën u regjistruan 10 milionë  viktima. Sipas studimeve të publikuara në fillim të viteve 2000, në tre “valë” radhazi, virusi vlerësohet të ketë shkaktuar gjithsej 50 deri në 100 milionë të vdekur.

Viruset tropikale

Numri i vdekjeve nga pandemia e re e koronavirusit është shumë më i lartë se i Ebolës- i cili u zbulua në vitin 1976. “Shpërthimi” i fundit i “sëmundjes së shkaktuar nga virusi Ebola” ka marrë jetën e pothuajse 2300 personave në Republikën Demokratike të Kongos midis gushtit 2018 dhe qershorit 2020. Nëse marrin parasysh shpërthimet e Ebolës për dyzet vite, virusi ka shkaktuar më shumë se 15,300  viktima në Afrikë, sipas shifrave të OKB-së.

Sidoqoftë, vdekshmëria nga Ebola është shumë më e lartë se SARS-CoV-2. Mesatarisht, gjysma e personave që infektohen nuk ia dalin dot. Megjithatë, është më pak ngjitëse. Transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë dhe nuk mund të përhapet në ajër.

Viruset e tjera tropikale, si ai që shkakton ethet e dengës, i quajtur edhe “gripi tropikal” ka regjistruar një numër më të ulët të viktimave. Transmetohet nga mushkonjat dhe numri i të infektuarve është rritur prej 20 vitesh, por vdekjet nuk i kalojnë disa mijëra në vit (4032 në 2015, viti i fundit për të cilin disponohen statistikat e OBSH-së), raporton abcnews.al

SIDA dhe hepatiti

Një tjetër virus vdekjeprurës është HIV, i cili shkakton SIDA-n. Dyzet vite pas shfaqjes së tij, ende nuk ka një vaksinë efektive. Virusi shkaktoi miliona viktima në kulmin e epidemisë midis viteve 1980 dhe 2000. Por me zhvillimin e terapive antiretrovirale, megjithatë, numri vjetor i vdekjeve nga SIDA ka rënë nga kulmi i tij në 2004 (1.7 milionë viktima).

Në vitin 2020, numri i vdekjeve arriti në 680,000, sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS (UNAIDS). Një barrë e rëndë për njerëzimin është edhe virusi i hepatitit, i cili transmetohet përmes gjakut. Çdo vit, mbi një milion njerëz vdesin nga hepatiti B dhe C, cirroza ose kanceri i mëlçisë, shumica në vendet e varfra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!