Covid, Italia do të jetë ndër të parët vende që do të marrë vaksinën e Oksfordit

schedule23:18 - 26 Tetor, 2020

schedule 23:18 - 26 Tetor, 2020

Nga 20-30 milion dozat e para të vaksinës së Covid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, dy deri në tre milion duhet të rezervohen për në Itali.

Lajmi u konfirmua nga Piero Di Lorenzo, president i Irbm di Pomezia, një kompani italiane që po kontribuon në zhvillimin e vaksinës anti-Covid.

“Ministri i shëndetësisë ka bërë një mrekulli, ka siguruar që Italia të futet në grupin kryesor të vendeve evropiane që kanë rezervuar vaksinën,” tha ai.

Të gjitha vendet evropiane po nxitojnë të sigurojnë vaksinat për vendet e tyre,

Në muajin shtator Komisioni Europian bëri me dije se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së-

KE-së tha se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme duke përfshirë edhe Shqipërinë.

n.d./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!