“Covid i zgjatur”, dy në tre persona kanë ende simptoma pas 1 viti

schedule08:57 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 08:57 - 16 Dhjetor, 2021

Më pak se një e treta e pacientëve  kanë ende simptoma edhe pas një viti pasi janë shëruar plotësisht nga Covid, sipas një studimi të ri britanik. Të paktën dy në tre persona vazhdojnë të kenë një ose më shumë simptoma 12 muaj pas daljes nga spitali.

Studime të shumta kanë konfirmuar se simptomat e vazhdueshme për muaj pas infektimit me koronavirus nuk janë të rralla. Sipas studimit të ri, në fakt  gjendja e shumicës së personave që vuajnë nga simptomat afatgjata pas shtrimit në spital është kryesisht e njëjtë pas një viti.

Studimi Phos-Covid, i udhëhequr nga profesori i mjekësisë Chris Brightling i Universitetit të Leicesterit, i cili ende nuk është botuar në një revistë shkencore. Studiuesit krahasuan të dhënat e 2,320 të rriturve që kishin dalë nga spitali 5 muaj më parë pesë dhe të 924 personave që kishin dalë nga spitali një vit më parë.

Midis muajit të pestë dhe të 12-të pas trajtimit të tyre me Covid-19, 30% kishin ende simptoma si gulçim, lodhje dhe dhimbje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!