“ABC News” siguron raportin: Si u infektuan me koronavirus 21 të burgosur tek 313-ta dhe 302-shi

schedule14:23 - 23 Maj, 2020

schedule 14:23 - 23 Maj, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka raportuar ditën e djeshme në “Komisionin e Sigurisë” për masat e marra nga “Institucionet e Vuajtjes së Dënimit” në bashkëpunim me “Institutin e Shëndetit Publik” në kuadër të epidemisë nga Covid-19.

ABC News ka siguruar raportin e Drejtorit të Burgjeve për Komisionin e Sigurisë.

Përpos masave kundër pandemisë, Ismaili ka raportuar edhe si është futur Covid-19 në burgjet  shqiptare.

ABC News më herët ka raportuar se disa të burgosur ishin infektuar gjatë një seance gjyqësore të përbashkët në ambientet e Gjykatë së Posaçme.

LEXO edhe: Koronavirusi në burgjet shqiptare, si u infektuan “Niçja” dhe “Roni i Shijakut” nga italiani tek burgu “302”

Edhe raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e ka konfirmuar këtë në raportin e saj.

“Të gjithë të burgosurit e infektuar u vendosën në ambientet e posaçme të karantinimit, ndaj të cilëve vijoi mbikëqyrje shëndetësore e posaçme përfshirë edhe dietën ushqimore të dedikuar për raste të të infektuarve me Covid (rritje të sasisë së lëngjeve etj.)

Gjithashtu si rrjedhojë e të njëjtit kujdes mbikëqyrje e survejance, u dedektuan edhe në IEVP 302 dy raste me Covid, nga hetimi për të cilat rezultoi se janë infektuar gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore – gjatë së cilës kanë qenë për një kohë të caktuar në të njëjtën hapësirë (kafaz) me të burgosur që dolën më pas të infektuar tek IEVP 313 – të akuzuar për të njëjtën çështje”, thuhet në raport.

LEXO edhe: Konfirmon ISHP: U testuan 40 persona në burgun “313”, njëri pozitiv

Më tej në raport është paraqitur edhe situata shëndetësore e të burgosurve të infektuar, përkatësisht 19 raste në burgun 313 “Jordan Misja”, dhe dy të tjerë në burgun 302 “Mine Peza”.

LEXO edhe : Kush është italiani i infektuar me koronavirus tek 313-ta, bos i klanit mafioz në Bari

Situata shëndetësore e të burgosurve është ndjekur në dinamikë nga stafi i kujdesit shëndetësor në burgje.Deri tani janë konstatuar dhe konfirmuar 21 raste të të burgosurve me COVID-19, përkatësisht 19 raste  në IEVP “Jordan Misja” dhe 2 raste në “Mine Peza” – aktualisht janë të shëruar të gjithë (çertifikuar nga strukturat epidemiologjike), përveç një të burgosuri i cili vijon të mbahet në kushte të mira karantinimi dhe ka gjendje shëndetësore të mirë”, raportoi Ismaili.

ABC News mësoi se i burgosuri i parë i infektuar në burgjet shqiptare ishte Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!