COVID i merr jetën vëllait të ish-deputetit socialist Namik Dokle

schedule17:58 - 23 Nëntor, 2021

schedule 17:58 - 23 Nëntor, 2021

COVID-19 i ka marrë jetën vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë ish-deputeti me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot COVID-in e mallkuar. I përjetshëm kujtimi”, shkruan Dokle.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste e ka fituar betejën me COVID së bashku me bashkëshorten e tij disa muaj më parë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3960 testime të kryera kanë rezultuar 556 qytetarë të infektuar me virus. Në të gjithë vendin janë 7,847 pacientë aktivë me COVID-19. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!