Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të familjes doktor Hysni Shkjaut, i cili u bë viktimë e radhës nga koronavirusi në vendin tonë.
Manastirliu në mesazhin e saj të ngushëllimit thekson se ky ishte një lajm i trishtueshëm për të gjithë.
“Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!”, shkruan ministrja.
LEXO EDHE: Covid-19 shënon viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku i familjes
Postimi i plotë:
Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!
Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.
Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!