COVID ka hyrë në burgun e Drenovës. Një i burgosur me iniciale E.D. ka rezultuar i infektuar me COVID dhe sipas burimeve për ABC gjendja e tij ka qenë e stabilizuar deri mbrëmjen e djeshme por me pas është përkeqësuar dhe sot është nisur drejt Tiranës.
Mësohet se ka edhe të dënuar të tjerë që janë të prekur nga COVID dhe që kanë qenë në kontakt me të infektuarin që është transportuar në Tiranë.
Vendi ynë vijon që të shënojë një numër të lartë të infektuarish ditorë me Covid. Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme se kanë humbur jetën 9 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 591 qytetarë nga 3664 testime për 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë. /abcnews.al