COVID godet Interin: Dy titullarë pozitive, shtyhet ndeshja me Sassuolon

schedule12:44 - 18 Mars, 2021

schedule 12:44 - 18 Mars, 2021

Dy raste të reja me Covid-19 tek Interi. Skuadra zikaltër po shkëlqen në kampionatin italian, aty ku kryeson me 9 pikë më shumë se Milani.

Pas Danilo D’Ambrosios dhe Samir Handanovic, sot kanë rezultuar pozitivë Stefan De Vrij dhe Matias Vecino.

Mbrojtësi holandez dhe mesfushori uruguaian kanë nisur menjëherë karantinën. Interi pret Sassuolon në “San Siro” të shtunën në mbrëmje, sfidë që është shtyrë zyrtarisht.

 

Vecino dhe De Vrij

ATS e Milanos (Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit) ka vendosur: pezullimin e menjëhershëm të çdo aktiviteti të Interit për katër ditët e ardhshme.

Sfida me Sassuolon është shtyrë për një datë tjetër, teksa ATS ka bllokuar largimin e lojtarëve drejt ekipeve kombëtare. /abcnews.al